Interi është duke konsideruar ta rikthejë në skuadër sulmuesin, Eder.
34-vjeçari kaloi dy sezone e gjysmë huazim me “Neurazzurët” mes viteve 2016 dhe 2018 duke shënuar 14 gola në 86 paraqitje.
Ai iu bashkua Jiangsu Sunin në janarin e vitit 2018 dhe ka fituar Superligën kineze këtë edicion.
Si Interi ashtu edhe Juangsu janë të drejtuar nga Suning dhe kjo do lejonte rikthimin e Ederit si agjent i lirë.
Sipas Sky Sports, momentalisht në ‘radarin’ e Interit janë disa sulmues, por Eder shihet si më bindësi.
Thuhet se pos tij, gjiganti italian ka interesim edhe për Graziano Pellen.