Ramen Çepele është talenti shqiptar që mund të shkëlqejë në nivelet e larta europiane në të ardhmen.
Mbrojtësi me origjinë nga Fieri, i cili vendosi rekord në Kombëtaren e Shqipërisë me debutimin e tij ndaj Kosovës, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, teksa së fundmi “Calciomercato” shkruan për futbollistin i 17-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Hanoverit në Gjermani.
“Ndoshta ku i dihet, një ditë Çepele do të luajë për Juventusin, ekip për të cilin ka thërritur në tribunë që kur ishte një fëmijë”, shkruhet në artikullin e portalit italian, duke i thurur elozhe lojtarit shqiptar.
E kaluara me të rinjtë e skuadrës së Interit i ka rritur kuotat e talentit kuqezi, i cili mund të përfundojë në një tjetër klub të madh, këtë herë te rivalët bardhezinj të zikaltërve.