Munishi: Nuk e di nëse Shkëmbi ka vozitur më parë Ferrari, kujdes...

Futboll

Munishi: Nuk e di nëse Shkëmbi ka vozitur më parë Ferrari, kujdes...

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:13
Munishi: Nuk e di nëse Shkëmbi ka vozitur më parë Ferrari, kujdes...

Ismet Munishi arriti të ndërtojë një skuadër shumë të mirë në verë dhe Ballkani këtë sezon është pretendent për titullin kampion në Kosovë. Megjithëse, Munishi ishte arkitekti i gjithçkaje, ai u shkarkua nga drejtuesit për shkak të paraqitjeve të dobëta të javëve të fundit para pushimeve dimërore.

Drejtuesit vendosën të emërojnë në krye të stolit, ish-trajnerin e Teutës dhe Lirisë së Prizrenit, Blendi Shkëmbin. Ky i fundit ditën e djeshme u prezantua te Ballkani si trajneri i ri, teksa pak orë më pas këtë zhvillim e ka komentuar edhe ish-trajneri, Ismet Munishi.

Si zakonisht Munishi e krahason Ballkanin me Ferrarin dhe ka dyshime nëse Shkëmbi e ka drejtuar më parë një skuadër të tillë. Munishi shprehet se do të vazhdojë karrierën si opinionit sportiv të paktën deri në verë sepse nuk dëshiron të ketë përballë skuadrën, që e ndërtoi vetë.

“Nuk e kam përjetuar mirë largimin nga Ballkani, nuk ka qenë e lehtë. Nuk është e vërtetë se jam dorëhequr, më kanë shkarkuar. Çështjen e kontratës e kemi zgjidhur me klubin, ishte një marrëveshje burrash.

Shkëmbit i uroj suksese dhe punë të mbarë. Nuk e di nëse ka ngarë Ferrari më parë. Le ta shijojë këtë, por të ketë kujdes në kthesa. Do të pushoj deri në qershor. Nuk mund të luaj kundër skuadrës (Ballkanit) që e kam ndërtuar me shumë sakrificë dhe djersë.

Në një nga televizionet tona na pret një projekt shumë i mirë, një emision fantastik, për të cilin kemi shumë nevojë. Konsideroj se edhe si analist do ta jap kontributin tim të çmuar në zhvillimin e futbollit dhe luftimin e dukurive negative në futbollin kosovar”, u shpreh Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat