Southamptoni mposhti mbrëmë Liverpoolin me rezultatin 1:0, duke i shkaktuar kështu skuadrës së Kloppit humbjen e dytë për këtë sezon.
Shumë i emocionuar është shfaqur trajneri i Southemptonit, Ralf Hasenhutl, i cili pas përfundimit të ndeshjes ka shpërthyer në lot.
I ulur në gjunjë dhe me lot në sy, Hasenhutl i ka emocionuar të gjithë.
Megjithatë e kishte një arsye për të qenë kaq i emocionuar.
Ai gjatë gjithë karrierës së tij, nuk kishte arritur t’i merrte pikë Liverpoolit dhe këto të djeshmet janë pikët e para që i merr kësaj skuadre.