Bayern Munchen pritet t’i ndajë rrugët në këtë muaj me David Alaban. Mbrojtësi austriak nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës me bavarezët.
Mbrojtësi i ri anglez, Omar Richards është në vëmendjen e kampionit të Evropës. 22 vjeçari po kalon në formë fantastike te Reading.
Trajneri i Reading, serbi Veljko Paunoviq i ka propozuar bavarezëve blerjen e talentit anglez.
Richards luan për grupmoshat U21 të Anglisë dhe po kërkohet nga shumë skuadra të Premierligës.
Bayern ka filluar bisedimet me Reading dhe nëse ka pajtim për shumën e transferit, blerja mund të kompletohet në fundin e javës.