I rikthyer te Cagliari në këtë fillim viti 2021, Radja Nainggolan ka gjetur menjëherë lumturinë.
Pas një periudhe 6 mujore aspak të këndshme te Interi mesfushori belg është rikthyer te Cagliari aty ku ndihet si në shtëpi.
Në një intervistë për mediat italiane Nainggolan i është rikthyer eksperiencës 6-mujore te Interi ku nuk i ka kursyer kritikat për trajnerin Antonio Conte.
“Te Inter kisha një trajner të shkëlqyer, por unë u lëndova kur ai më aktivizoi vetëm tetë minuta në një ndeshje dhe më pas më bëri përgjegjës për gjithçka. Ç’mund të bëja për 8 minuta? Unë nuk bëra polemika atëherë dhe nuk do e bëj as tani. Gjithçka ka kaluar.
Unë jam plotësisht i shëndetshëm. Nuk kam munguar në asnjë seancë stërvitore dhe as kam ardhur vonë”, u shpreh Nainggolan.