Talenti i Barcelonës, Riqui Puig ka aktivizuar mundësinë në kontratë për të rinovuar për dy vitet e ardhshme.
Pavarësisht që vazhdon të jetë në stol, e në disa ndeshje as nuk ftohet, Puig nuk konsideron largimin nga blaugranasit.
Sipas Mundo Deportivo, Puig ka nënshkruar kontratën që do e mbajë në “Camp Nou” se paku deri në vitin 2023.
Shumë klube ishin të interesuar për talentin, por përgjigja e Barcelona ishte jo.
Pos kësaj, Barcelonës gjithashtu i është arritur klauzola e lirimit në 100 milionë euro.
Pritet që gjithçka zyrtare të bëhet në orët në vijim.