Torino mendon për sulmin, bën gati afrimin e parë!
Torino vazhdon punën për të gjetur një sulmues që mund të luajë përkrahë Belottit në fazën e sulmit.
Sipas mediave italiane, klubi granata po ndjek me vëmendje situatën e Christian Kouame, i cili mund të largohet nga Fiorentina me ofertën e duhur. 23-vjeçari, i cili këtë sezon ka shënuar një gol në 16 javë kampionat nuk konsiderohet një zgjedhje e parë nga trajneri i vjollcëve, Prandelli dhe për këtë lojtari mund të shitet gjatë merkatos.
Në rast se Torino nuk arrin te Kouame, alternativa tjerër është Defrel i Sassuolos.