Leeds United po rivalizon Milanin në merkato për talentin e Toulouse, Kouadio Kone, i cili po zhvillon një sezon shumë të mire me klubin francez që militon në kategorinë e dytë.
Trajneri i anglezëve, Marcelo Bielsa kërkon një përforcim për mesin e fushës dhe 19-vjeçari është i përzgjedhuri i tij për merkaton e janarit.
Por për të arritur te kartoni i futbollistit më parë drejtuesit e Leeds duhet të mposhtin konkurrencën e Milanit me italainët që duket se i kanë nisur më parë bisedimet me agjentët e futbollistit.
Gjithsesi për momentin gara është e hapur dhe të dyja klubet do të bëjnë maksimumin për të fituar shërbimet e Kone.