Bo Svensson është trajenri i ri i skuadrës së Mainz. Ish-mbrojtësi ka luajtur për klubin gjerman në sezonet 2007 dhe 2014, nën drejtimin e Jurgen Klopp e Thomas Tuchel.
Nga viti 2019 deri në 3 janar 2021, 41-vjeçari ka drejtuar ekipin austriak të Liefering në kategorinë e dytë, që aktualisht ndodhet në vendet e para në tabelën e renditjes.
Objektivi i danezit është të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoaria, pasi aktualisht Mainz renditet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara, ku në 14 javë kampionat ka arritur vetëm një fitore.
Svensson është trajneri i katërt që emërohet në krye të Mainz për këtë sezon, pas Achim Beierlorzer, Jan-Moritz Lichte dhe Jan Siewert.