Manchester City është duke hasur vështirësi që ta bind mesfushorin Kevin de Bruyne, të nënshkruajë kontratën e re.
Belgu është afër të refuzojë kontratën e parë të propozuar nga klubi, meqenëse është mbetur i zhgënjyer.
Sipas The Times, belgu që fiton 280 mijë euro në javë do të konsiderojë largimin nga "Etihad" nëse "Qytetarët" nuk ia plotësojnë kushtet.
Momentalisht De Bruyne është lojtari i dytë më i paguar në klub dhe i gjashtë në Premierligë.
Thuhet se lojtari dëshiron të jetë më i paguari në klub, para sulmuesit Raheem Sterling, kërkesë që është duke u shqyrtuar nga gjiganti anglez.