Një nga arsyet kryesore pse klubet e mëdha po kërkojnë austriakun, përveç aftësive që ai posedon, është edhe kontrata e tij, e cila do të skadojë verën e ardhshme.
Një nga klubet më të interesuar për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit janë Real Madrid.
Tani, së fundmi Fabrizio Romano, gazetar i sportit dhe ekspert i çështjeve të merkatos, ka raportuar se klubi madrilien do ta bindë lojtarin të transferohet me kontratën që do t’i ofrojë atij.
Galaktikat pritet t’i ofrojnë atij një kontratë 4-5 vjeçare dhe natyrisht të paguajnë pagën e tij, e cila arrin 10-15 milion në vit.