Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi të hënën ka filluar punën zyrtarisht duke mbajtur stërvitjen e parë me ekipin e ri.
41 vjeçari ende nuk ka vendosur për ndryshimet që do të bëj në skuadër, përkatësisht për largimet apo afrimet që do të bëhen në afatin kalimtar të janarit.
“Jemi duke punuar në atë drejtim por ende nuk e kami ndarë mendjen. Për momentin jemi në bisedime me disa portierë nga Kosova dhe Shqipëria, por ende nuk kemi vendosur” deklaroi Shkëmbi.
Transferimi i vetëm deri tani te Ballkani në afatin kalimtar dimëror është mesfushori Diar Miftaraj që në vjeshtë luajti te Drenica.