Pas shumë paraqitjeve të mira që Turku pati, ai është shpallur edhe lojtari më i mirë për muajin e kaluar.
26 vjeçari ka arritur që të realizojë 6 asistime dhe të shënoj 1 gol në 15 ndeshjet që ka zhvilluar në Serie A këtë sezon.
Ai njihet për goditjet e tij jashtë zonës së rrezikshme dhe pasimet e gjata dhe të sakta.
Për momentin, Milan janë në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjeve dhe nesër do të përballen me kampionin aktual, Juventus.