Një ide dhe një nevojë për sulmin

Futboll

Një ide dhe një nevojë për sulmin

Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:02
Një ide dhe një nevojë për sulmin

Një ide dhe një nevojë për sulmin, por tani për tani edhe vetëm një mundësi për Interin, Eder. Emrat e përmendur janë të shumtë, por në fakt duhen bërë llogaritë me një realitet të vështirë, pasi situata ekonomike nuk i lejon Interit të bëjë investime, e madje edhe në rast shitjesh të rëndësishme.

Për këtë arsye, ish sulmuesi zikaltër, që tani është në pronësi të Jiangsu, skuadrës tjetër të grupit Suning, është kandidati numër një për të përforcuar repartin e sulmit të Inter.

Conte e njeh mirë dhe e vlerëson, edhe pse Eder prej tanimë dy vitesh luan në Kinë, është në moshën 34-vjeçare dhe është e qartë se hipoteza e rikthimit të tij nuk është se entuziazmon tifozët, por gjithsesi transferimi e ka një logjikë dhe jo vetëm financiare.

Kjo është situata për momentin pasi Interi vazhdon të kërkojë një sistemim për Pinamonti dhe Eriksen që janë dy lojtarët e parë në listën e largimeve. Sulmuesi italian ka admirues në Itali dhe jashtë, Marotta ka provuar ta përfshijë në një shkëmbim me Gervinho.

Për Eriksen nuk ka asgjë të re, do të lërë Milanon, edhe në formë huazimi, por jo së shpejti, pasi siç raporton “Sky” ende nuk ka një ofertë zyrtare në zyrat e Interit dhe skuadrat e interesuara do të presin fundin e janarit për të përfituar sa më shumë, dhe kjo është diçka që kufizon mundësitë për drejtuesit e zikaltërve, për sa i përket përforcimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat