Futbollisti shqiptar, Erdon Daci, së bashku me Sokol Cikalleshin, me ekipin e Konayaspor-it shënojnë fitore me rezultat 4:3 ndaj gjigantit Galatasaray-t, në kuadër të javës së 17-të të Kampionatit të Turqisë.
Daci, anëtar i përfaqësueses së të rinjve të Maqedonisë së Veriut, tregon formë të lartë, ka shënuar dy gola dhe është protagonist i fitores.
Ai me dy golat e tij tronditi klubin e madh turk.
Daci realizoi në minutën e 41-të, 46', Demirok (82'), Kravets (90+2'), duke i sjellë fitore Konyaspor-it dhe për Galatasarayn realizuan Diagne (45+2', 77'-nga penalltia), Caglayan (87'). Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 58-të dhe Daci në atë të 87-tën.
Galatasaray renditet në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Konyaspor është në të 8-tin me 22 sosh.