Dy Bryne duket të ketë refuzuar rinovimin e kontratës.
Të paktën kështu raportojnë mediat ishullore, që konfirmojnë se ylli belg ka refuzuar ofertën e qytetarëve.
Megjithatë, tekniku katalunas, Pep Guardiola nuk është shqetësuar aspak lidhur me këtë çështje.
Kjo pasi ai beson se do ta bindin djaloshin 29 vjeçar që edhe më tutje të qëndrojë në “Etihad”.
“Ai e di se sa shumë e vleresojmë atë, jo vetëm si lojtar por edhe si person. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm për klubin. Nuk jam i shqetësuar”, tha Guardiola.