Futbolli, veçanërisht ai anglez ka humbur sot njërin prej emrave më të njohur. Ish-lojtari i Manchester City dhe Anglisë Kolin Bell është ndarë sot nga jeta në moshën 74-vjeçare.
Ai vdiq si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.
Klubi anglez shprehu dëshpërimin për vdekjen e njërit prej lojtarëve më të vlerësuar në historinë e “Qytetarëve”.
Ai luajti për 13 vite me Manchester City duke fituar 6 trofe, ku dy më të rëndësishmit janë kampionati anglez në vitin 1968 dhe Kupa e Kupave në 1970.
Gjthashtu, Bell shënoi me Sitin 117 gola në 394 duke qenë njëri prej lojtarëve më besnik të Manchester City.
Pseudonimet e tij ishin “King of Kipax” dhe “Nijinsky”.