Sulmuesi i Real Sociedad Willian Jose është nën radarin e skuadrës së Atletico Madridit, raporton “AS”.
Agjenti i 29 vjeçarit është në bisedime me krerët e klubit madrilen, rreth mundësisë së transferimit të tij tek “Wanda Metropolitano” këtë janar
Katër viteve të tij tek skuadra e Real Sociedad si duket po iu vjen fundi, përcjell KosovaPress.
Atletico po shikon të sjellë Willian Josen si zëvendësim për Diego Costan, i cili u largua nga klubi javën e kaluar, për arsye që nuk janë bërë publike.