Milani do të jetë nikoqir i Juventusit në kryendeshjen e xhiros së 16 në Serie A.
Rossonerët po kalojnë nëpër një formë fantastike këtë edicion, duke mos regjistruar as edhe një humbje, ndërsa për mysafirët, fitorja sonte do të jetë e patjetërsueshme, nëse mendojnë që edhe më tutje t’i mbajnë gjallë shpresat për titull.
Mediat italiane kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja palëve, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 20:45.
Më poshtë emrat e futbollistëve që pritet ta nisin takimin nga minuta e parë.
Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Krunic, Kessie; Rebic, Castillejo, Çalhanoglu; Leao.
Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Frabotta; McKennie, Ramsey, Bentacur, Chiesa; Dybala, Ronaldo.