Drejtori Sportiv i Romës, Thiago Pinto ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe është vendosur menjëherë në izolim.
Portugezi kishte rezultuar pozitiv më 22 dhjetor, por në tamponin e kryer në fillim të vitit, doli negativ dhe udhëtoi drejt Italisë.
Megjithatë në testet e kryera dje doli sërish pozitiv dhe në këtë rast, edhe trajneri Paulo Fonseca, i cili kishte takuar Pinton pak ditë më parë, nuk udhëtoi me skuadrën drejt Crotones pasditen e djeshme, por iu nënshtrua një tjetër tamponi.
Rezultati ishte sërish negativ dhe tekniku portugez fluturoi menjëherë drejt Crotones mëngjesin e sotëm, për t’u bashkuar me skuadrën dhe për t’u ulur normalisht në pankinë, në një sfidë ku verdhekuqtë do të kërkojnë fitoren e radhës.