Tottenham u kualifikua në finalen e Kupës së Anglisë, pas fitores 2:0 ndaj Brentford, një ekipi që luan në Championship.
Duke folur për këtë triumf, trajneri portugez Jose Mourinho, tha: “Në fakt nuk ka shumë sekrete për këtë ndeshje, që e fituam me meritë, por një gjë e di mirë”.
“Sekreti kryesor është t’i marrësh gjërat seriozisht, pavarësisht se ndaj kujt luan.
Duhet të respektojmë atë që përfaqëson futbolli anglez, klubet e tij dhe mbi të gjitha ato që luajnë në kategoritë inferiore. Ne respektuam rivalët dhe fituam”, tha Mourinho.
“Kam ardhur në Angli në vitin 2004 dhe që asokohe mësova rëndësinë që kanë në këtë vend kupat kombëtare, si ajo e Carabao ashtu dhe ajo e Anglisë. Nga ai moment i kam marrë seriozisht të gjitha ndeshjet këtu”, tha Mourinho.