Vështirësohen punët për Milanin para ndeshjes me Juventusin.
Dy futbollistë të tjerë rezultojnë pozitivë me koronavirus, duke regjistruar të tjera probleme për “kuq e zinjtë” para sfidës tejet të rëndësishme ndaj kampionëve.
Bëhet fjalë për Ante Rebic dhe Ante Krunic. Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh vetë klubi nga “San Siro” përmes një komunikate zyrtare, komunikatë të cilën mund ta lexoni mëposhtë.
Comunicato Ufficiale ?? https://t.co/uJxaPpCrrZ#SempreMilan pic.twitter.com/vTfp9uro4D
— AC Milan (@acmilan) January 6, 2021
Deri tani nuk ka ndonjë risi sa i përket asaj nëse do të zhvillohet takimi apo jo, pasi edhe Juventusi është në pritje të rezultateve të tjera për koronavirus, ndërsa ka gjasa që i njëjti të shtyhet për më vonë.