Superfida e Italisë, ja kë favorizojnë bastet mes Milanit dhe Juventusit!
Sfidë e ekuilibruar ajo e sotmja për kompanitë e basteve në Europë.
Fitorja e Milanit ndaj Juventusit kuotohet me 2.85, teksa miqtë duken favoritë pasi një sukses bardhezi në “San Siro” vlerësohet me 2.5 herë shumën e vendosur në bast.
Barazimi është edhe rezultati në dukje më i vështirë pasi nga një pikë për dy rivalet në fushë vlerësohet me koeficient 3.35. Ndër kuotat më të ulëta është ajo e minimalisht nga një gol për secilën skuadër që ka koeficientin 1.52.