Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka pranuar se nuk do të ketë prurje të reja në kampin “bardhë e kaltër” nga “Zahir Pajaziti”.
Këto deklaratë ai i bëri në një prononcim ku fillimisht shpalosi itinerarin e përgatitjeve, teksa shtoi faktin se ka fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe se nuk e ka ndërmend të kërkojë të tjerë.
“Po, është e vërtetë. Njërën fazë të përgatitjeve do ta kryejmë në Turqi, saktësisht në Antalia. Aktualisht jemi në përfundim e sipër të procedurave, kurse nga 17 Janari do të transferohemi atje.
Në Antalia planifikojmë t’i zhvillojmë edhe katër lojë miqësore, së paku. Madje, sot agjentët tanë kanë filluar t’i aranzhojnë ato. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, tha fillimisht ai.
Kurse, mohoi zërat për transferime të tjera, duke shtuar se nuk ka nevojë më për lojtarë, pasi momentalisht kam dy skuadra brenda kampit.
“Jo jo, nuk kam në plan. Kam mjaft lojtarë. Mund t’i formojë dy skuadra me ata që i kam në dispozicion tani për tani”, përfundoi Batatina.