​Athletic Bilbao – Barcelona, analizë dhe formacionet e mundshme

Futboll

​Athletic Bilbao – Barcelona, analizë dhe formacionet e mundshme

Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

La Liga spanjolle rikthehet sot me një ndeshje tejet interesante.

Athletic Bilbao pret në shtëpi gjigantët spanjoll, Barcelonën. Pas 17 xhirosh, Bilbao ka regjistruar gjashtë fitore, tre barazime dhe tetë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e nëntë me gjithsej 21 pikë.

Në anën tjetër, Barcelona pas 16 xhirosh gjendet në pozitën e pestë, me tetë fitore, katër barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar gjithsej 28 pikë.

Kjo përballje i takon xhiros së dytë në La Liga, e cila nuk u zhvillua për arsye të rasteve me Covid-19, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë ndeshje me skemat më të forta, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; Capa, Nunez, Martinez, Berchiche; Berenguer, Vesga, Garcia, Muniain; Williams, Villalibre

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Araujo, Lenglet, Alba; Pedro, Pjanic, De Jong; Messi, Griezmann, Dembele

21:00 Athletic Bilbao (9) – Barcelona (5) (Stadiumi San Mames)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat