U zyrtarizua si lojtari më i ri i Tiranës, por Taulant Seferin mund ta shikojmë në Kategorinë Superiore me fanellën e Partizanit.
Sulmuesi i Kombëtares së fundmi është në bisedime me të kuqtë dhe një marrëveshje mund të arrihet në orët e ardhshme.
Sipas “Supersport”, ka pasur bisedime së fundmi mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të Partizanit, madje ka patur bisedime edhe me klubin zviceran të Young Boys, që zotëron kartonin e futbollistit.
Kujtojmë se Tirana e zyrtarizoi si afrimin më të ri Seferin, por goditja që bardheblutë morën nga FIFA për bllokimin e merkatos, ka bërë që Partizani të tentojë të rrëmbejë sulmuesin.
Formula që punohet është e njëjta si në rastin e transferimit të munguar tek Tirana, më konkretisht huazim deri në fund të sezonit, teksa pagesa mund të ndahet mes klubit zviceran dhe atij shqiptar.