Sulmuesi i Kosovës, Bernard Berisha po qëndron në Kosovë pasi që futbolli rus është në pushim dimëror.
Berisha ka shfrytëzuar këtë pushim për tu takuar me shokë e me miq të tij.
Së fundi ai ka postuar një fotografi me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj.
“Kënaqësi që takova deputeten Albena Reshitaj, një intelektuale me një shpirt human e përplot energji në kontribut për vendin!”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.