Skuadra e Romës kthehet me tre pikë të mëdha nga Crotone.
Romakët shënojnë fitore me rezultat 3:1 ndaj Crotones, në takimin e javës së 16-të të Serie A në futboll.
Mayoral (8' e 29'), Mkhitaryan (35') realizojnë për Romën dhe Golemic (71') për Crotonen.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit nga minuta e 63-të për romakët, duke iu gëzuar fitores së radhës.
Roma zë pozitën e tretë me 33 pikë, ndërsa Crotone është në fund me 9 sosh.