Skuadra e Lazios arkëton tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Fiorentinën nga Firenca.
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, u paraqit standard dhe sulmuesi Vedat Muriqi nga minuta e 89-të për Lazion.
Për Lazion realizuan Caicedo (6'), Immobile (75') dhe për Fiorentinën (Vllahoviq (88'-nga penalltia).
Lazio ngrihet në vend të tetë me 25 pikë, ndërsa Fiorentina është në pozitën e 14-të me 15 sosh.