Skuadra e Sampdorisë tregon lojë të mirë në përballje me Interin, duke shënuar fitore me rezultat 2:1, në takimin e javës së 16-të.
Futbollisti Alexis Sanchez humb rastin me të mirë, penalltinë, duke lëshuar mundësinë që të kaloi në epërsi Interin në minutën e 12-të.
Futbollistët Candreva (23'-nga penalltia) dhe Keita (38') realizuan për fitoren e Sampdorisë.
Për zikaltrit realizon de Vrij (65').
Interi është në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Sampdoria e 11-ta me 20 sosh.