Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, me Atalantën, si vendas e demolojnë me rezultat 3:0 Parmën, në takimin e javës së 16-të në Serie A.
Gjimshiti u paraqit standard, duke dhënë maksimumin për fitoren bindëse.
Golat i realizuan Muriel (15'), Zapata (49') Gosens (61').
Atalanta renditet në pozitën e pestë me 28 pikë, ndërsa Parma është në të 17-tën me 12 sosh.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, në minutën e 89-të futet në lojë në radhët e Torinos dhe ndahen baras (1:1) me Veronën.