Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drenica ka prezantuar blerjen më të re në repartin e mesfushës.
Bëhet fjalë për Behar Ramadanin i cili ka ardhur nga skuadra e Vllaznisë nga Shkodra, njofton faqja zyrtare e klubit.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.
Behar Ramadani është përforcimi i parë në këtë afat kalimtar për Drenicën por se ata kanë paralajmëruar edhe prurje të tjera.