Barcelona në krizë të thellë

Futboll

Barcelona në krizë të thellë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:27
Barcelona në krizë të thellë:

Barcelona në krizë të thellë: Klubi nuk ka para për avion, udhëtoi me autobus!

Barcelona po kalon nëpër ditë të vështira, ndoshta prej më të këqijave në historinë e klubit.

Pas telenovelës verore për të ardhmen e Leo Messit, trazirat e reja pasuan me zgjedhjet presidenciale në klub.

E gjithë kjo vazhdoi me probleme financiare, kështu që klubi ka vendosur të kursejë paksa.

Në ndeshjen si mysafir i Huescas (0:1), në vend të avionit, katalunasit udhëtuan 300 kilometra me autobus në mënyrë që të kursenin 30 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat