Katër vite pas largimit nga Serie A, Maicon e sheh veten sërish në Itali.
39 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me ekipin Sona, që bën gara në ligën e 4-t të Italisë.
Ish mbrojtësi i Interit e Romës, është mirëpritur nga Mario Balotelli.
Përmes rrjetit social Instagram, Balotelli i ka uruar mirëseardhje Maiconit në Itali. Sona është në zonën e Veronës afër liqenit Como.
Qyteti ka rreth 18 mijë banorë.