Abramovich nuk ndalet

Futboll

Abramovich nuk ndalet

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:48
Abramovich nuk ndalet

Roman Abramovich, është i qartë që do të shpenzojë shumë përsëri këtë muaj në afatin kalimtar dimëror të transferimeve.

Sipas mediave angleze, Abramovich ka mundësinë të përfitojë nga relaksimi i rregullave të Fair Play Financiarit të UEFA-s këtë muaj.

Blutë deklaruan në prag të Vitit të Ri se ata vazhdojnë “të respektojnë kriteret e UEFA-s sipas rregullave të Fair Play Financiar” kur njoftuan një fitim prej 32.5 milionë funtesh.

Në kohë të zakonshme, shpenzimet e verës së Chelseat do të kishte çuar klubin në disa çështje me FFP, sepse klubet nuk mund të humbasin më shumë se 27 milionë funte në tre sezone.

Sidoqoftë, relaksimi i rregullave nga UEFA do të thotë që Chelsea është në gjendje ta shpenzojë edhe këtë muaj nëse dëshiron.

Mediat angleze raportojnë se pronari rus është i gatshëm dhe nuk do të ndalet së shpenzuari edhe këtë afat kalimtar për të përforcuar edhe më shumë ekipin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat