Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit do të jetë atraksioni kryesor i natës së sotme.
“Rossonerët” do kenë përballë rivalin më të vështirë deri më tani në një takim ku të dyja skuadrat hyjnë me mungesa të shumta.
Liderëve i mungojnë 7 futbollistë titullar në mesin e të cilëve Ibrahimoviç, Rebiç dhe Bennacer ndërsa Juve nuk do të mundet të llogarisë në Alex Sandro dhe Cuadrado që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Fitorja eventuale Juventusin e ngret në pozitën e 5-të, ndërsa pas dështimit të rivalëve kryesor të Interit, çdo rezultat i këtij takimi e mbanë Milanin në krye të tabelës.
Formacionet zyrtare:
Milan: G. Donnarumma/ Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Calabria, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Hauge, Leao
Juventus: Szczesny; Danilo, de Ligt, Bonucci, Frabotta; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Ronaldo, Dybala.