Skuadra e futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe, firmos kontratë afatgjate me talentet e saj. Lajmi konfirmohet në faqen e këtij klubi.
“Klubi KF Arbëria ka nënshkruar kontratë afatgjate me tre talentët e dalur nga akademia e futbollit të Arbërisë.
Ata janë tre djem të rritur në fshatin Dobrajë, dhe pjesë e shkollës së futbollit KF Arbëria në të gjitha grupmoshta.
Drin Zhegrova ( 16 ) , i cili luan në poziten e qendër sulmuesit dhe është një futbollist i talentuar dhe i diciplinuar, i cili ka shumë për të dhënë në të ardhmën!
Albin Uka ( 15 ) , luan në pozitat e mbrojtës dhe mesfushor, pa dyshim i talentuar dhe i diciplinuar me një të ardhme të ndritur.
Shkodran Uka ( 17 ) , i cili luan si sulmues krahu, një talent i pa diskutueshëm dhe i diciplinuar!
Djelmoshat tanë pa asnjë dyshim që shumë shpejtë do të jenë krenaria jonë, dhe meritojnë gjithë mbështetjen dhe kurajon e të gjithëve.
Një falënderim në veçanti për trajnerët e grupmoshave të akademisë, të cilët po bëjnë një punë të madhe në nxjerrjen e talentëve të së ardhmes”, njofton faqja e klubit.