Andreas Brehmen është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Diego Maradonës, njërit prej kundërshtarëve të tij më të mëdhenj në futboll, për të cilin ka thënë se ka qenë gjithmonë i ndershëm në fushë.
Ikona e Argjentinës dhe Napoli Maradona vdiq nga një sulm në zemër në moshën 60-vjeçare, në shtëpinë e vet në Buenos Aires më 25 nëntor 2020.
Brehmen, ish-përfaqësuesi i Gjermanisë dhe ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe Inter, e ndau një pjesë të karrierës si futbollist me Maradonën dhe ishte takuar në dy finale të Kupën së Botës.
Ai madje e kishte shënuar golin e triumfit të Gjermanisë në Kupën e Botës 1990 kundër Argjentinës së Maradonës.
Duke folur për Red-Noticias, Brehmen shprehu pikëllimin për vdekjen e njërit prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti.
“Diego ishte lojtar që kishte lidhje të magjishme me topin dhe unë jam shumë i trishtuar që futbolli e humbi njërin prej yjeve dhe personaliteteve më të mëdha”, tha Brehmen.
“Ne luajtëm dy herë kundër njëri-tjetrit në finalet e Kupës së Botës dhe, natyrisht, kishin disa takime edhe në Serie A”.
“Në fushë, ai gjithmonë ka qenë atlet i sinqertë”, shtoi ai.