Vlerësimet e Milan-Juventus/ Ja futbollisti me notën më të lartë!
Juventusi arriti të thyente Milanin në javën e 16-të të kampionatit duke triumfuar me rezultatin 1-3, falë dopietës së Kiezës dhe golit të Mekenit.
Për kuqezinjtë, futbollisti i vetëm që gjeti rrugën e rrjetës ishte Kalabria në minutën e 41-të. Kjo ishte humbja e parë në kampionat pas 10 muajsh, për skuadrën e drejtuar nga Pioli.
Për sa i përket vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave (Sofa Score), futbollisti me notën më të lartë është zgjedhur portieri i Juventusit, Shezni, i cili është vlerësuar me notën 8.4, ndërkohë që te kuqezinjtë, më i miri rezulton Çalhanoglu me notën 7.9.