Zhgënjen PSG

Futboll

Zhgënjen PSG

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:12
Zhgënjen PSG

Ka nisur me një barazim 1-1 aventura e Mauricio Pochettino-s si trajner i PSG-së.

Sfida është zhbllokuar në minutën e 19-të nga Hamouma, që ka përfituar nga një gabim i parisienëve për të kaluar në avantazh St Etienne.

Kundërpërgjigja e miqve ka ardhur shumë shpejt, me Moise Kean që ka barazuar në minutën e 22-të pas një asisti të bukur të Verratti-t.

Të dy ekipet kanë shkuar shumë afër golit të dytë, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat