Specia e Ardijan Ismajlit surprizoi Napolin në shtëpi, duke e mposhtur me rezultatin 1-2.
Protagonist në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, i cili u aktivizua titullar në këtë përballje, teksa në 77-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtarë skuadrën e tij.
Pavarësisht daljes me karton të kuq, Ismajli, mori një vlerësim pozitiv për paraqitjen në fushën e lojës. Shqiptari u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”.
Mbrojtësi i qendrës fitoi 4 nga 6 duelet me futbollistët kundërshtarë, si dhe spastroi nga zona 3 topa të rrezikshëm.