Klubi i Skënderbeut ka reaguar pak minuta më parë duke konfirmuar lajmin të “Panorama Sport” për bllokimin e merkatos. Korçarët kanë sqaruar se po punojnë për të hapur transferimet pas gjyqit të humbur me ish-lojtarin francez, Arnaud Guedj.
Klubi bardhekuq saktëson se bëhet fjalë për një detyrim të papaguar ndaj mesfushorit 23-vjeçar duke theksuar se Guedj është shlyer tashmë dhe sipas të gjitha gjasave sot pritet të zhbllokohet merkatoja e saj.
Guedj ishte pjesë e Skënderbeut në periudhën e parë të sezonit 2018-2019.
Njoftimi i Skënderbeut
KF Skënderbeu dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me bllokimin e merkatos.
Klubi pasi ka humbur gjyqin me lojtarin Arnaut Guedj, pjesë e ekipit bardhekuq për sezonin 2018/19 ka kryer pagesën e detyrimit karshi lojtarit dhe sot pritet të hapet sërish merkatoja.
Klubi po punon intesivisht për perforcimin e ekipit në merkaton e Janarit.
Me respekt,
KF Skënderbeu.