Skuadra e Ballkanit ka udhëtuar për në Shqipëri.
“Xhebrailat” tashmë nën drejtimin e Bledi Shkëmbit nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për tu përgatitur.
Skuadra e bëri njoftimin zyrtar, teksa publikoi edhe disa fotografi në faqen zyrtare.
Në mesin e fotografive zbulohet edhe transferimi i ri i Ballkanit.
Tashmë nuk ka dyshime për afrimin e portierit, Bekim Rexhepi nga Shkëndija e Tetovës.
Portieri 1,82 i gjatë është afruar në skuadër me kërkesen e trajnerit të ri.