Talenti nga Kosova, Drin Govori nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut të Korçës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti që ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Facebook”.
Govori do të largohet nga ish-kampionët e Shqipërisë me një marrëveshje të dyanshme.
Ai ka falenderuar në veçanti qytetarët e Korçës që sipas tij i dhanë përkrahje.
Ndryshe, Drin Govori ka qenë pjesë e kampionatit të Kosovës dhe ka djerësitur fanellat e 2 Korrikut, Vushtrrisë, Dritës e KEK-ut.