Skuadra italiane, Fiorentina ka përkujtuar ish-kapitenin e tyre që vdiq në vitin 2018 në moshën 31-vjeçare, Davide Astorin.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” skuadra nga Firence ka shkruar në rastin e ditëlindjes së Astorit.
“Davide Astori lindi në këtë ditë. Përgjithmonë me ne”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Fiorentinës.
Davide Astori ishte gjendur i vdekur në dhomën e tij në mëngjesin e 4 marsit 2018, kur skuadra e tij dilte për një takim me Udinesen..