Aftësitë e mëdha që Bruno Fernandes posedon kanë rezultuar që ai të krahasohet me legjendat e klubit të Manchester United.
Njëri prej krahasimeve të fundit të cilin e kanë bërë tifozët e këtij klubi është pikërisht me Eric Cantonan.
Mirëpo, ish kapiteni i Djajve të Kuq, Roy Keane, beson se portugezi duhet të bëjë shumë më shumë kur klubi është duke humbur.
Man United u mposhtën 2-0 nga Man City, të cilët arritën në finalen e 4 radhazi falë golave të shënuar nga John Stones dhe Fernandinho.
"Nuk është e lehtë të fitoni trofe në futboll. Fernandes ka pasur disa ndeshje të mirë muajt e fundit dhe njerëzit kanë filluar ta krahasojnë me Cantonan. Ai nuk bëri shumë në këtë ndeshje", u shpreh Roy Keane pas humbjes se United.