Futbollisti Besnik Ferati konfirmon se nga sot nuk do të jetë pjesë e skuadrës së mirënjohur Partizani nga Tirana.
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e Partizanit.
Pas takimit që pata me drejtuesit e klubit arritëm marrëveshjen për ta ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale.
Dua të falënderoj presidentin Demi drejtorin Olsi Rama dhe gjithë stafin për suportin që më kanë dhënë në gjithë këto vite që kam mbajtur veshur fanellën e Partizanit.
Mirënjohje për çdo trajner dhe pjesëtar stafi që kam bashkëpunuar, si dhe për të gjithë futbollistët që bashkë arritëm shumë suksese.
Dua të falënderoj pa masë të gjithë tifozët e kuq, që kanë qenë në çdo moment me ne dhe me zemër u uroj shumë suksese në vazhdim”, ka bërë të ditur Ferati.