Mesfushori holandez, Donny van de Beek mund të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të janarit.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat në ishull, futbollisti i “Djajve të Kuq” ka kërkuar largimin nga klubi për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion.
Mesfushori 23-vjeçar, u transferua nga Ajaxi te Manchester Unitedi në verën e vitit të kaluar, por që nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë.
Në 20 ndeshje, ai ka shënuar një gol dhe ka ndihmuar skuadrën me një asistim, ku vetëm në dy ndeshje prej tyre është aktivizuar nga minuta e parë.
Kontrata e Van de Beek me Unitedin skadon në vitin 2025 dhe i kishte kushtuar ish-kampionëve anglez rreth 44 milionë euro.