Ismael Dunga, sulmuesi nga Kenia, i cili në momentin më të mirë të tij u largua nga ekipi për arsye të marrjes së pasaportës, ka gjasa të mos kthehet më në Shkodër.
Nga burime pranë klubit mësohet se ai mund t’i kërkojë klubit lejekalimin e të mos kthehet më pranë Vllaznisë. Lojtari kishte probleme me skadimin e pasaportës së tij dhe u la që të largohej drejt Kenias për një periudhë dyjavore.
“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se Dunga po kërkon tani që të lihet i lirë dhe me shumë gjasa mund të mos kthehet më në Shkodër.
Nisur nga kjo situatë, drejtuesit e klubit po kërkojnë lojtarë për t’u forcuar në këto momente, kryesisht në fazën sulmuese. Si një mundësi është huazimi nga Tirana i sulmuesit Albion Avdijaj.